Nga Endri ÇINARI
Në verën e këtij viti u largua nga Vllaznia pas dy sezonesh pozitive në rradhët e kuqebluve. Fjala është për Darko Bulatoviç, ku pas dy edicionesh në Superiore dhe një kupe të fituar me shkodranët ndau rrugët me klubin. Por malazezi gjeti menjëherë një skuadër ku të vijonte karrierën.
Dhe kjo në një kampionat larg Ballkanit, 34-vjeçari u aktivizua për 6 muaj në Kazakistan. Më saktësisht me skuadrën e Kyzylzhar, që para pak ditësh mbylli edhe sezonin futbollistik. Kjo për shkak se kampionati në Kazakistan do qëndrojë pushim deri në muajt e pranverës, si shkak i dimrit të acartë.
Për tu kthyer tek Bulatoviç, ai u kthyer menjëherë në protagonist tek ekipi kazak. Ku luajti si titullar thuajse në të gjitha duelet e gjysmës së edicionit.
Skuadra e Kylyzhar e mbylli në vendin e 5-të kampionatin me 39 pikë. Ku duhet theksuar se kampionati kazak ka një nivel skuadrash si: Astana, Aktobe apo edhe Kairat Almaty.
Ekipe që thuajse çdo sezon marrin pjesë në grupet e kompeticioneve europiane. Tashmë që sezoni përfundoi edhe Bulatoviç me siguri do jetë një lojtar i lirë në treg.
Dhe ai mund të jetë një opsion interesant për Vllazninë në merkato. Ku kujtimet e lëna nga mëngjërashi në Shkodër janë shumë pozitive dhe ai është një prej futbollistëve që është shprehur se do e donte një rikthim në Shkodër.