Trajneri i Teutës, Diego Longo, u shfaq i zhgënjyer, pas humbjes 6-1 ndaj Laçit.Për MCN TV, Longo tha se gjithçka ishte e pabesueshme, ndërsa shtoi se merr përgjegjësitë për ndeshjen.
“Sot gjithçka, ishte e pabesueshme, humbëm çdo gjë që mund të humbnim. Sot është e vështirë të kuptosh si është e mundur. Por është e mundur gjithashtu edhe e vërtetë që futbolli është çështje balance, dhe në momentin që humbëm ekuilibrin ne vuajtëm më shumë. Ndaj më pas ndodhi gjithçka.
Gjumsi ishte vetëm 20 minuta sulmues, por pastaj ndryshuam, ne u munduam, por nuk kemi bërë atë që kemi provuar në stërvitje. Kemi pasur probleme me disa lojtarë, ndaj ndryshuam. Por nuk është problem i Gjumsit, apo Jazxhi, apo Beqjes, por i të gjithëve, si skuadër, si staf e të tjerë.
Jam i mërzitur pasi nuk luajtëm, ndaj jam i mërzitur. Nëse humb kur luan është në rregull, por kur nuk bën atë që di të bësh, po. Nëse merr 7 herë top të hapur në të njëjtin krah është problem, se punojmë çdo ditë.
Jam i mërzitur edhe për tre pikët, por ato nuk janë gjë në krahasim me mënyrën se si skuadra nuk luajti sot mbi atë që punojmë. Jam më i mërzitur më shumë me veten se ekipin se përgjegjësia është e imja”- eshte shprehur Longo.