Ish-trajneri i Brojës në akademinë e Çelsit, Xho Kol, është i sigurt se Broja e ka fituar vendin në skuadrën e Tuhelit sezonin e ardhshëm.

“Harvi Vejl është një talent i madh, Armando Broja është një lojtar fantastik. I kam stërvitur që të dy dhe janë të shkëlqyer”, tha legjenda e bluve.

“Isha i sigurt që do të ishte një lojtar i rëndësishëm, por ai ishte fantastik. Kur huazohesh, ajo që do të bësh është të luash dhe t’i krijosh pikëpyetje klubit tënd. Mendoj se Çelsi është duke menduar se ai mund të jetë një pjesëtar i dobishëm i ekipit sezonin e ardhshëm.

Çelsi ka huazuar lojtarë këto 10-15 vitet e fundit. Disa kanë bërë Brojën, disa jo dhe janë larguar. Kjo është sfida për lojtarët e rinj. Duhet vlerësuar mentaliteti i Brojës. Është një lojtar klasi”.