Vllaznia humbi diten e djeshme 0-2 ne Laç duke zhvilluar edhe nje 90 minutesh te dobet. Si rrjedhoje e kesaj asnje futbollist i saj nuk eshte perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes kete here.

Andi Lila dhe “Oversport” kane evidentuar me te miret sipas tyre per javen e 26-te te Abissnet Superiore. Keshtu ne porte si me i miri i javes eshte zgjedhur Puja i Egnatias per ate pritje te 11-metershit te Kallakut ne minutat shtese te ndeshjes ndaj Teutes.

Nderkohe ne mbrojtje jane zgjedhur Osmanllari i Erzenit, Jazxhi i Teutes dhe Zguro i Bylisit, ndersa katershja e me te mireve te mesfushes perbehet nga Matondo i Partizanit, Lushkja i Tiranes, Esquedinja i Bylisit dhe Babatunde i Laçit.

Ndersa ne treshen e sulmit jane perzgjedhur Guindo i Laçit per dy golat qe i shenoi Vllaznise, Johnson i Kukesit dhe Cara i Partizanit. Per çudi ne fakt as kete here nuk ka vend per shkodranin Ildi Gruda qe shenoi ndaj Egnatias, mori 11-metersh dhe beri gjithçka mire ne kete takim. Nderkohe trajneri i javes eshte zgjedhur Gentian Mezani i Laçit per ate rikthim me fitore pikerisht ndaj Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/