HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHumbja ndaj Vllaznisë 'djeg' shumë, tekniku italian drejt largimit nga Partizani

Humbja ndaj Vllaznisë ‘djeg’ shumë, tekniku italian drejt largimit nga Partizani

Giovanni Colella nuk është prononcuar për Oversport pas përfundimit të sfidës ndaj Vllaznisë, që u humb me rezultatin 3-1. Rezultatet e dobëta të javëve të fundit, por edhe loja jo e mirë e skuadrës ka bërë teknikun që të meditojë largimin.

Sipas drejtorit të Oversport, Alban Xhihani ka patur një takim në ambientet e stadiumit mes teknikut italian dhe drejtuesve të Partizanit, Olsi Rama dhe Elton Marini.

Vihet në pikëpyetje ecuria e mëtejshme e Colellas në krye të pankinës së Partizanit.Tekniku italian po mediton dorëheqjen dhe mund të mungojë në derbin e së hënës ndaj Tiranës.

Colella po mendon seriozisht largimin nga pankina e të kuqve, në orët e ardhshme mund të vijë edhe zyrtarizimi. Drejtuesit jane shume te pakenaqur me te dhe tashme mbetet per t’u pare nese do jete doreheqje apo shkarkim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments