Partizani po noton në “ujëra të turbullta” teksa sot regjistroi humbjen e dytë radhazi duke u mposhtur 1-0 nga Laçi. Skuadra e drejtuar nga trajneri Giovani Colella lë për të dëshiruar në fushën e blertë. Pas kësaj sfide, të kuqtë humbën edhe vendin e parë që zihet tashmë nga Tirana me 2 pikë më shumë.

Interesi është i madh për verdiktin përfundimtar të këtij edicioni futbollistik, me skuadrat që kanë pak diferenca. Pas përballjes së sotme në Laç, tifozët e kuq kanë “shpërthyer” ndaj trajnerit italian me të cilin duken të pakënaqur me mënyrën se si skuadra performon në fushë.

Të shumtë janë atë që kërkojnë largimin e tij, por ka edhe nga ata që e kanë me drejtuesit e kuq. Më poshtë shihni disa nga komentet e tifozëve në kanalin zyrtar të kryeqytetasve ku pasqyrohej rezultati kundër Laçit.

E nese tifozet e kuq “ziejne” nga situata e krijuar tek skuadra e tyre ne ndeshjet e fundit, trajneri Colella ne fakt permes batutave qe hedh kerkon te shmange ndoshta kritikat dhe ta spostoje vemendjen ne drejtime te tjera.