Çështja e shqiptarëve në Britaninë e Madhe është kthyer në një debat të madh. Për shkak të numrit të shumtë të njerëzve nga vendi ynë që po zgjedhin të emigrojnë pikërisht në këtë shtet të huaj, në Britani nuk po na presin aspak mirë për shkak të rrugës ilegale që po përdoret.

Situata arriti deri aty sa një gazetar të ngacmonte Armando Brojën për vendin e tij dhe mënyrën sesi po pushton Britaninë. Por sulmuesi do t’i kthehej kësaj pyetje me krenarin e madhe për shkakun e të qenit shqiptar.

Ndonese eshte i ri ne moshe, ai eshte pergjigjur ne menyren e duhur duke shtangur ndoshta edhe gazetarin qe e provokoi. “Unë jam krenar që jam shqiptar, jam krenar që luaj për këtë Kombëtare, nuk di asgjë sa i përket çështjes së emigrantëve.

Origjina ime dhe e familjes sime është prej andej”, do të shprehej Broja. Ndërkohë Edi Rama ka publikuar pikërisht këtë video, duke e quajtur turp për këdo që veçon komunitetin shqiptar në Britani me fjalët: “Krenar për ty Armando Broja”. /Sport Ekspres/