Eliminimi nga Liga e Kampionëve fillimisht, dhe të enjten në mbrëmje nga Liga e Europës, nuk kanë shkaktuar vetëm dëme sportive për Barcelonën.

Eliminimi për llogari të “Djajve të Kuq” është shoqëruar me një tjetër goditje të fortë financiare për klubin dhe që nuk e ndihmojnë aspak në situatën ekonomiko-financiare ku ndodhet.

Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, në një bilanc të përgjithshëm, klubi katalanas pritet të arkëtojë rreth 70.6 milionë euro, teksa nga eliminimi nga Liga e Kampioneve dhe Liga e Europës, Barça ka humbur plot 26 milionë euro.

Sipas së njëjtës gazetë, kjo gazetë është një goditje e fortë për klubin, për të respektuar rregullat e vendosura nga La Liga dhe që mund ta pengojnë klubin në merkaton e verës.