HomeKRYESOREHumbja turpëruese 2-4 ndaj Girona, Ançeloti i zhgënjyer: Ky nuk është Reali...

Humbja turpëruese 2-4 ndaj Girona, Ançeloti i zhgënjyer: Ky nuk është Reali i Madridit!

Reali i Madridit pësoi një humbje befasuese ndaj Gironës me rezultatin 4-2, duke shtangur mbarë opinionin sportiv. Skuadra e Karlo Ançelotit shfaqi probleme të shumta, kryesisht në repartin difensiv, teksa kjo gjë u pohua edhe nga vetë trajneri italian, që në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, nuk e ka fshehur zhgënjimin për rezultatin duke deklaruar:

“Është e vështirë të humbasësh kështu! Loja ka qenë e keqe në mbrojtje dhe ky ka qenë çelësi. Skuadra nuk luajti sot. Ishte një standard shumë i ulët në të gjitha kuptimet. Ekipi ishte nervoz. Vinicius Zhunior bëri mirë në nivel individual, ai shënoi një gol dhe dha një asist, por merr shumë kartona të verdhë.

U përpoqëm të përmbysnim rezultatin individualisht. Niveli individual gjithashtu ishte nën atë normal, por jo vetëm për dikë, për të gjithë. Niveli ishte shumë i ulët.

Në shtatë ndeshjet e fundit kemi mbajtur rrjetën të paprekur gjashtë herë. Ndërsa sot, katër gola. Shpresoj që lojtarët e mi ta kenë kuptuar. Nëse jo, atëherë do ta përsëris çdo ditë. Mesazh për tifozët? E kuptoj që jeni të lënduar, ju kërkojmë falje. Edhe ne jemi të lënduar. Por tifozët ta dinë që do të jemi mirë edhe në finalen e Kupës, edhe në gjysmëfinale kundër Sitit.

A i qendroj mendimit se diferenca prej 11 pikësh me Barcelonën nuk reflekton realitetin? Është më e vështirë për t’u thënë sot, por kjo ndeshje nuk përfaqëson Madridin. Ju kërkojmë falje, por duhet të shohim përpara“, ka deklaruar Karlo Ançeloti.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments