Janë zbuluar 10 skuadrat më të shtrenjta të Premier Ligës për të bërë tifo, në bazë të vlerës së biletave të rishitura. Dhe është Luton Tauni i ngjitur këtë sezon në Premier Ligë klubi që renditet në mënyrë shokuese në vendin e parë, duke lënë pas gjigantët e Anglisë.
Hyrja në stadiumin më të vogël të Premier Ligës, Luton, bëhet përmes shtëpive private
Hyrja në stadiumin më të vogël të Premier Ligës, Luton, bëhet përmes shtëpive private
Ata siguruan një vend në elitën e futbollit anglez me fitoren në finalen e “play off”- it të Championship-it sezonin e kaluar.
Megjithatë, do të ketë një betejë të madhe për biletat për tifozët që duan të mbështesin ekipin e tyre të zemrës. Kjo edhe për faktin se “Kenilworth Road” është stadiumi më i vogël në Premier Ligës, me një kapacitet prej vetëm 10.356 vendesh.
Sajti i specializuar i shitjes së biletave “SeatPick” ka llogaritur se çmimi mesatar fillestar për një biletë në rishitje do të jetë 622 paund këtë sezon. Ky është një kërcim i jashtëzakonshëm në çmimin mesatar të sezonit të kaluar, i cili ishte rreth 57 sterlina për një biletë. Por me një rritje të çmimit të biletave do të ketë edhe më shumë arkëtime për klubin, por si rrjedhojë edhe shtrenjtimin e tyre në tregun e rishitjeve.
I dyti në klasifikimin e biletave më të shtrenjta është Bornmëthi, një tjetër klub me kapacitet të vogël të stadiumit, ku bileta mesatare e rishitjes do të kushtojë 482 paund në sezonin e ri.
Thuhet se “qershinjtë” kanë prezantuar një sistem të ri biletash të bazuar në prestigjin e kundërshtarëve, me shtatë rivalë që tani klasifikohen si ndeshje të kategorisë A të nivelit të lartë dhe për këtë arsye i bëjnë biletat më të shtrenjta.