Vllaznia do t’i rikthehet serish neser stervitje, per te nisur ne kete menyre pergatitjet per sezonin e ri futbollistik. Do jene tre jave stervitje intensive, per t’u bere gat per kampionatin e Superiores qe sivjet starton me 19 gusht.

Por nderkohe nga sa eshte bere e ditur nga vete trajneri Memelli, skuadra ka nevoje edhe per te tjera perforcime. Sipas tij, dy perballjet me Linfield kane treguar se kuqeblute kane nevoje edhe per 2-3 perforcime te tjera.

“Ndeshjet ndaj Linfield na treguan se kemi ende nevoje per lojtare ne pozicione te caktuara dhe sebashku me drejtorin Plori dhe me presidentin Xhaferi do te bejme me te miren e mundshme per te gjetur lojtaret qe na nevojiten”- eshte shprehur numri 1 i pankines shkodrane.

Po cilat do jene pozicionet ku skuadra ka nevoje per lojtare te tjere? Per momentin nuk ka asnje te dhene se çfare do tentojne, por me siguri qe ne ditet ne vazhdim do te mesohet çdo gje./SHKODRA-SPORT.COM/