Dje ka festuar 25 vjetorin e lindjes dhe ka marre urime te shumta nga shume njerez, por kuptohet qe dhurata me i mire per te duket se do te ishte nje fitore neser ndaj Partizanit.

Esin Hakaj, mbrojtesi i talentuar shkodran do te luaje neser ndaj ish- skuadres se tij, per te cilen kuptohet qe ka nostalgji, megjithate tani luan per skuadren e qytetit te tij te lindjes dhe kuptohet qe deshiron suksesin me te.

Numri 27 i kuqebluve ka dale sot para gazetareve ne konferencen e shtypit te pragndeshjes me Partizanin dhe duke folur perpara tyre, i eshte pergjigjur ne kete menyre pyetjeve te bera,

“Fitorja do të ishtë gjëja më e bukur, normalisht. 3 pikëshi na vlen shumë për të ecur përpara. Shpresoj që të kem rritje dhe të ndihmoj ekipin shumë më shumë në vazhdimësi.

Kam kaluar 3 vite, pavarësisht se nuk kam qënë lojtar formacioni. 3 vite janë shumë, normalisht që emocione ka. Gjithsesi, jam këtu me qytetin tim dhe dua të fitoj cdo gjë me të. Vllaznia ka një ekip të mirë, pavarësisht se në shumë ndeshje kemi lënë pikë, por besoj se ekipi mund të arrijë shumë dhe mund të ecim më përpara.

Nuk mund të them se do të arrijmë deri në fund, pasi nuk i dihet futbollit, por e di që jemi pretendentë kryesorë. Do kohë që kampionati të përfundojë. Cdokush do të ketë mundësitë e veta. Besoj se tifozët do të jenë të shumtë dhe shpresoj që të dalim me fitore”./SHKODRA-SPORT.COM/