Vllaznia dhe Hygor I kanë dhënë fund bashkëpunimit. Lajmi është bërë public nga vetë lojtari brazilian, që nuk ka gjetur gjhën e përbashkët me drejtuesit shkodranë për të vijuar edhe një tjetër sezon. Kontrata mes palëve skadoi në fundin e muajit që lamë pas, ndërsa Hygor bëri disa paraqitje të mira me kuqeblutë.

Braziliani u kushtëzua nga problemet familjare që e mbajtën gjatë jashtë fushe, ndërsa gjatë një sezoni zhvilloi 21 paraqitje duke shënuar pesë gola me shkodranët. 1483 minuta zhvilloi Hygor gjatë sezonit si kuqeblu, duke ia dalë të mbajë Vllazninë në Superligë.

“Faleminderit VLLAZNIA! Ishte një nder ta vishja atë këmishë! Falënderoj Administratorin Suad Lici, Engin dhe trajnerin Mirsad Jonuz për mundësinë. Nuk do ta harroj kurrë mbështetjen e fansave në momentin më të vështirë të jetës sime. Faleminderit të gjithë stafit”, shkruan mesfushori.

Nderkohe edhe vete klubi shkodran ka publikuar fjalet e lamtumires se Hygor dhe po ashtu e ka falenderuar ate per kontributin e dhene per skuadren e tyre ne sezonin e fundit dhe i ka uruar suksese ne karrieren e tij ne vazhdim.