Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREHysaj dhe Rrahmani fitojnë duelin me Muriqin, ja me çfarë note vlerësohen...

Hysaj dhe Rrahmani fitojnë duelin me Muriqin, ja me çfarë note vlerësohen 3 shqiptarët

Napoli-Lazio ishte sfida e fundit për javën e 32-të. Ndeshja u mbyll me rezultatin 5-2 për vendasit që morën kështu një 3 pikësh që e fut në garën për Champions League pasi tani diferenca nga Juventusi dhe Atalanta është 2 pikë, ndërsa nga Milani i vendit të dytë është tre pikë.

Në fushë nga minuta e parë për Napolin luajti Elseid Hysaj që bëri një paraqitje pozitiv.

Sipas “Sofa Score”, mbrojtësi I Kombëtares shqiptare vlerësua me notën 6.5 duke qenë pothuajse njësoj me shokët e tjerë të repartit.

Në minutën e 71-të te Napoli u aktivizua edhe Rrahmani që u vlerësua me notën 6.7 për aq minuta sa luajti.

Te Lazio, Muriqi u aktivizua në minutën e 83-të dhe për pak minuta bëri një ndeshje të mirë duke marrë notën 6.7./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments