Të shkosh në Shkodër mund të “humbësh” kohë në shumë vende. Mund të “përkundesh” në ujërat e Drinit e Bunës, apo të lahesh në detin e Velipojës, apo liqenin e Shkodrës. Ecësh drejt Taraboshit, apo soditësh kanionet e Kirit.

Të shohësh një shfaqje humori në teatër apo të dëgjosh historitë e shkodranëve për dashurinë që kanë për futbollin. Atje, në qytetin verior, të gjithë kanë luajtur të paktën njëherë në rrugicat e qytetit futboll.

Shkodra është një “oaz” për të rritur futbollistë, pasi talenti nuk mungon, ashtu si dhe “kultivuesit e tij”. Telesport ka udhëtuar drejt qytetit verior dhe ka vizitur një “punishte” të vërtetë talentesh, KF Shkodrën.

Akademinë private të drejtuar nga Taip Piraniqi dhe djali i tij Rudi Piraniqi. Nën udhëzimet e tyre kanë dalë emra të mëdhenj në futbollin shqiptar si Elseid Hysaj, Armando Vajushi, Sindrit Guri, apo dhe shumë futbollistë të tjerë që spikasin në kampionatin tonë kombëtar./telesport/

Hysaj, Guri e Vajushi deri te fëmijët e të ardhmes, një fidanishte si KF Shkodra