HomeKRYESOREHysaj më shumë brenda se jashtë Napolit, shkodrani dhe klubi nisin bisedimet...

Hysaj më shumë brenda se jashtë Napolit, shkodrani dhe klubi nisin bisedimet për rinovim

Elseid Hysaj pritet që ta ketë edhe të ardhmen të lidhur me Napolin. Pas emërimit në krye të trajnerit Xhenaro Gatuzo, figura e shkodranit në klub filloi të ishte sërish e rëndësishme dhe e vlerësuar.

Ndaj, edhe pse mendohej se mbrojtësi i kombëtares po luante sezonin e fundit më të kaltrit, situata duket të jetë përmbysur.

Tashmë palët kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës e cila skadon në verën e vitit 2021. Këtë lajm e jep një nga më të besuarit në Itali siç është gazetari Nikolo Skira.

Kështu, Hysaj mund të largohet nga Napoli vetëm nëse negociatat për bisedim nuk shkojnë në rrugën e duhur dhe më pas italianët për të mos e humbur me parametër zero do të detyroheshin ta shisnin.

Megjithatë, për momentin Hysaj duket më shumë brenda se jashtë Napolit. /VipSport

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments