Arsenali dhe Mançester Siti kanë nesër një takim shumë delikat në kampionat, aty ku fituesi i ndeshjes do të hidhte një hap të madh drejt titullit kampion. Aktualisht, Arsenali kryeson me 4 pikë më shumë se “qytetarët”, po këta të fundit kanë edhe 2 ndeshje më pak.

Në prag të këtij takimi, trajneri i Arsenalit, Arteta doli para mediave dhe ka kërkuar nga skuadra e tij maksimumin për të dalë me fitore. Arteta është i bindur se edhe fitorja e nesërme, nuk do t’i sillte titullin pasi ka ende kampionat, ndërkohë që ndalet edhe te Xhaka.

“Xhaka ka qenë jashtë. Shpresojmë që të jetë i gatshëm sot për në stërvitje dhe më pas do të shohim por është në dyshim. Besojmë 100%.

E dija që në fillim se do të luftojmë me Mançester Sitin dhe nëse duam të fitojmë titullin, duhet ta mundim. Edhe nëse nesër fitojmë, nuk jemi kampionë sepse ka ende ndeshje.

Do të jetë një ndeshje e vështirë por mundësia për ne është e pabesueshme. Duhet të jemi perfektë në fushë”, u shpreh mes të tjerash Arteta.