Trajneri Hysen Dedja duket se e ka marre shume seriozisht drejtimin e Vllaznise dhe me shume mundesi ka deshire te vazhdoje te punoje me gjate ne krye te kesaj skuadre dhe jo deri ne fund te ketij muaji qe ka edhe kontraten.

Ai gjate ketij muaji qe eshte ne krye te kuqebluve ka ndjekur me vemendje dhe madje ka ftuar ne stervitje me ekipin e pare disa prej lojtareve me te spikatur te ekipit U19 por edhe atij U17.

Por jo vetem kaq. Numri 1 i pankines shkodrane sot pasdite ka qene i pranishem edhe ne fushen sportive “Reshit Rusi” per te ndjekur ndeshjen Vllaznia B- Vora. Mjafton kjo shkrepje e fotografit te njohur Mikel Thepina, per te pare seriozitetin me te cilin ai eshte duke punuar.

I shoqeruar nga dy ndihmesit e tij Osja e Lekiqi, por edhe nga pergjegjesi teknik i Akademise Vllaznia Neziri si dhe njeri prej trajnereve te kesaj akademie, Xhahysa, ata kane ndjekur sebashku paraqitjen e ekipit te dyte te kuqebluve te cilet vertete kane humbur, por disa prej elementeve te rinj qe jane pjese e tij, kane bere nje paraqitje vertete te mire.

Kjo do te thote se nese Hysen Dedja rikonfirmohet ne krye te skuadres edhe per sezonin e ardhshem, me siguri qe baza e ekipit do te jete e perbere nga futbolliste shkodrane, ndryshe nga shume paraardhes te tij qe e kane bazuar skuadren tek blerjet.
www.shkodrasport.com