Dajan Shehi i dha fund aventurës me Vllazninë dhe nuk do të jetë pjesë e kuqebluve për sezonin e ardhshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, qendërmbrojtësi 26-vjeçar falënderon të gjithë klubin me anë të një mesazhi.

“Faleminderit KF Vllaznia – Faqja Zyrtare për të gjitha emocionet që kaluam së bashku.

Falënderoj të gjithë personat që kam punuar në klub, shokët e ekipit, tifozët për mbështetjen që më kanë dhuruar dhe presidentin për mundësin që më ka dhënë. Ju uroj më të mirat”, shkruan Shehi.

Tani mbetet per t’u pare se ku do te jete e ardhmja e ketij lojtari. Gazeta meson de per momentin interesim per te kane shfaqur ekipet e Dinamos dhe Kukesit.