Vllaznia U21 eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar ne transferte me ekipin e Egnatias me rezultatin e thelle 5-2. Ka qene nje reflektim i kesaj skuadre e cila ka zhvilluar nje 90 minutesh shume te mire dhe si rrjedhoje e ka merituar fitoren ne çdo aspekt.

Ka qene mesfushori Arjet Bizi ai qe ka zhbllokuar shifrat i pari me golin e shenuar ne mimuten e 16-te. Nderkohe rrogozhinasit kane barazuar me Levendin ne minuten e 39-te dhe ne barazim 1-1 eshte mbyllur pjesa e pare e kesaj ndeshje.

Ne fillimin e se dytes Vllaznia U21 ka fituar te drejten e nje 11-metershi qe eshte kthyer ne gol nga kapiteni Egzon Shimaj. Dy minuta me vone ka qene rradha e mesfushorit tjeter Elidon Dulaj te shenonte edhe golin e trete. Dos Santos u mundua te rihapte ndeshjen me golin e shenuar ne minuten e 75-te kur rezultati u ngushtua ne shifrat 3-2, por jo.

Ne minuten e 75-te sulmuesi Rigers Musaraj do te shenonte golin e katert per ekipin shkodran, nderkohe qe 9 minuta para fundit kuqeblute do te fitonin te drejten per te ekzekutuar edhe nje tjeter 11-metersh dhe nga pika e bardhe kapiteni Shimaj tregohet serish i sakte duke shenuar edhe njehere tjeter.

Perfundimisht 5-2 per Vllaznia U21 qe me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 8 pikeve dhe ndodhet ne gjysmen e pare te renditjes, por kuptohet qe pritshmerite per kete ekip jane shume me te medha pasi sivjet eshte menduar nje menyre e re organizimi dhe funksionimi i ketij ekipi dhe padyshim pritet qe keto gjera te japin efektin e vet.

Vllaznia U21 luajti ne kete ndeshje me formacionin e meposhtem: Shkoza, Peku, Paloka, Pusi, Spahija, Shimaj, Dulaj, Bizi, Pjeshka, Delaj dhe Musaraj. Ne pjesen e dyte trajneri Plori nderkohe ka aktivizuar edhe Bushaj, Xhilaj dhe Maliqi. Madje ky i fundit ne minuten e 92-te eshte ndeshkuar me karton te kuq nga arbitri i takimit Ferataj./SHKODRA-SPORT.COM/