Dy xhudistë shkodranë, pikërisht Reoland Vasia e Leonis Dushi, kanë zënë vende të para dhe kanë marrë medalje të arta në turneun ndërkombëtar të moshave të zhvilluar ditët e fundit në Podgoricë të Malit të Zi. I emërtuar “Mladost Open Cup 2014”, ky turne kishte një pjesmarrje të madhe sportistësh nga vendet e Rajonit. Shqipëria është përfaqësuar nga sportistët e Vllaznisë dhe Vau Dejësit, të cilët përveç dy medaljeve të arta nga Vasia e Dushi, ka patur edhe disa medalje të bronzta.


Kështu, Osman Osmani dhe Dorian Prendi, duke konkurruar me datëlindjet 2004-2005, dhe në peshat 34 kg e 42 kg, kanë zënë vende të treta. Të njëjtinvend ka zënë edhe Sebastian Marku i ekipit të Vau Dejësit në garat e kadetëve, në peshën 73 kg. Edhe Luigj Shkoza në garat e juniorëve në peshën 73 kg, është renditur i treti ndërsa Xhovani Shkoza në garat e Kadetëve ka zënë vend të pestë në peshën 66 kg. Megjithatë, siç e theksuam, paraqitjen më të mirë e ka bërë në këto gara Reoland Vasia që në konkurrimin e datëlindjeve 2000-2001,në peshën 46 kg i ka sfiduar të gjithë kundërshtarët duke zënë vendin e parë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Leonis Dushi në peshën 25 kg, për fëmijët e vegjël duke dalë i pari. Në këtë mënyrë, një tjetër aktivitet ndërkombëtar mbyllet me një tjetër sukses për xhudistët shkodranë e kjo tregon për punën e mirë që bëhet tek “Albania Judo Kodokan” me president, të mirënjohurin Anton Shkoza.
© shkodrasport.com