Në Itali e kanë marr seriozisht rinisjes e stërvitjeve më datën 4 maj, vetëm një ditë pas përfundimit të masave të jashtëzakonshme të kryeministrit Giuseppe Conte.

Milani ka njoftuar futbollistët që të jenë në Milano brenda të enjtes së ardhshme e që ishin udhëtuar për në vendlindjen e tyre.

“Ibrahimovic, Leao, Calhanoglu, Kjaer, Begovic e Paqueta janë futbollistët kuqezi që kanë zgjedhur të rikthehen në atdheun e tyre gjatë këtyre ditëve të izolimit prej Covid-19 dhe tani do të duhet të marrin sërish rrugën për në Milano”.

Që të gjithë këta do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 14-ditore në Milano, para se të paraqiten në Milanello në fillim të muajit maj, për të rinisur stërvitjen sipas një protokolli që pritet të miratohet këto ditë.

Mendohet që kampionati të niset në fund të muajit të ardhshëm.