Mbushen sot dy vite nga dita kur u nda nga ne, Mjeshtri i Madh i atletikes shkodrane dhe asaj shqiptare, Vildan Tufi. Trajneri i mirenjohur i Vllaznise nuk arriti te fitoje betejen me semundjen qe e kishte pushtuar edhe pse dukej optimist, duke na dhene lamtumiren paraditen e dates 18 tetor të vitit 2020.

Vildan Tufi ka lindur në Shkodër më 14 prill 1945 dhe jetën e tij ia përkushtoi atletikës. Nga duart e tij kanë dalë shumë kampionë dhe rekordmenë por tre prej tyre në veçanti spikasin, ngaqë janë nderuar edhe me titullin e lartë.

Profesor Tufi ka stërvitur Vera Bregun, një sportiste e cila ka vendosur rekorde që ende nuk janë thyer në garën e kërcimit së gjati me 6.53 metra dhe në trehapësh me 13.51 metra. Pjesmarrëse në Lojërat Olimpike në Lojërat Olimpike në vitin 1996 në Atlanta të SHBA-së. Po ashtu, dy herë kampione Ballkani dhe fituese e shumë e shumë medaljeve në gara ndërkombëtare.

Pas saj ka stërvitur edhe Arbana Xhani, 20 vite kampione absolute në garat e shpejtësisë, 100 dhe 200 metra si dhe stafetë. Edhe ajo fituese e disa medaljeve në arenën ndërkombëtare.

Ndërkohë që kampioni i madh i tretë është Izmir Smajlaj me të cilin arriti madje të shpallej edhe Kampion Europe. Ne plan kishte qe me sportisten Erisa Rrasa te arrinte te tjera suksese dhe te shkonte serish ne Olimpiade, por kete here planet mbeten pergjysem.

Sot, nje vit pas ndarjes se tij nga jeta, kuptohet qe kujtimet per profesor Vildanin qe ishte edhe nje akademik i shkelqyer, jane te shumta. Te gjithe ata qe e kane njohur, kane bere gara me te, jane stervitur prej tij apo kane qene nxenesit e tij, padyshim qe do ta kujtojne jo vetem sot, por gjithmone sepse Vildan Tufi nuk mund te harrohet lehte!
Gjergj KOLA