Sokol Cikalleshi ishte sërish protagonist për Koniasporin në elitën e turke teksa me golin e shënuar në pjesën e parë, i dhuroi ekipit të tij fitoren ndaj Alaniaspor. Ishte goli numër pesë sezonal për sulmuesin e kombëtares, që vjen në një formë shumë të mirë tashmë për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Edi Reja.
Por, 30-vjeçari kërkon të mos i ndihmojë kuqezinjtë vetëm me golat në fushë, por së fundmi po bën edhe rolin e ndërmjetësuesit.
Te Koniaspor aktivizohet edhe futbollisti Zymer Bytyqi, i cili i dhuroi asistin Cikalleshit në golin e djeshëm, teksa kavajasi e falenderoi për këtë dhe e ftoi të luanin bashkë edhe te Shqipëria.
Bytyqi në fakt, ka luajtur një ndeshje për Kosovën, por ajo ka qenë në një miqësore ndaj Suedisë në janar të vitit 2020 dhe në këtë formë është i lirë të ndryshojë kombëtaren. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Bytyqi do ta mendojë ofertën e Cikalleshit, apo do të dëshirojë të mbetet pjesë e Dardanëve. /VipSport/