Pavaresisht perpjekjeve per t’i shpetuar nderhyrjes kirurgjikale, nuk ka patur zgjidhje tjeter per mbrojtesin e Vllaznise Flori Spahija. Si rrjedhoje diten e djeshme ai i eshte nenshtruar nderhyrjes ne nje nga spitalet private te kryeqytetit.
Behet fjale nje nderhyrje ne gjurin e tij te majte per shkak te demtimit te ligamentit krocial. Kjo nderhyrje eshte bere nga mjeku Kenan Bajrakci dhe sipas tij gjithçka ka shkuar ashtu si duhet.
Tashme per Spahine do te nise periudha e rikuperimit dhe sipas keshillave te mjekut, ajo do te zgjase tre muaj dhe me pas 20 vjeçari do te nise stervitjen e lehte. Rikthimin e plote ne stervitje me ekipin mendohet ta kete pas 6 muajsh.
Kesisoj per mbrojtesin e talentuar te Vllaznise duket se problemet po marrin fund gradualisht. Ai u demtua pikerisht atehere kur nuk duhej, qe ne fillim te sezonit dhe ndonese u perpoq gjate per t’u rikuperuar duke shpresuar qe te mos i nenshtrohej operacionit, ne fakt nuk ka qene e thene te ndodhte keshtu./SHKODRA-SPORT.COM/