E kishim paralajmeruar ditet e fundit dhe tashme ka ardhur edhe zyrtarizimi. Portieri shkodran Kristian Rroku eshte prezantuar si nje nga blerjet e reja te ekipit te Kukesit ne merkaton e janarit.

Ja çfare shkruhet ne faqen e ketij klubi per lojtarin ne fjale:

WELCOME KRISTJAN RROKU!

Futboll Klub Kukësi njofton se portieri është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 20-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë, duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

20 vjeçari, i lindur në Athine! Vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar nga ekipi i Tomorit! Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Kristjan Rroku shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Kristjan!

Skeda e Lojtarit:

Emri: Kristjan Rroku

Mosha: 20 vjeç

Gjatësia: 1.90 m

Kombësia: Shqiptar

Pozicioni: Portier