Ndeshja e sotme mes Teutës dhe Vllaznisë, ka vazhduar rrugëtimin e pazakontë të skuadrave shqiptare, duke çuar durrsakët pritës në Shkodër për shkak të problemeve me stadiumin e tyre. Kjo ka bërë që në tribuna thuajse të mos kishte mbështetës të skuadrës durrsake.
Në fakt në total kishte rreth 50 tifozë nga të dy ekipet, por vetëm një prej tyre, i vendosur në tribunën qendrore, ishte ai që bënte ultrasin gjatë gjithë pjesës së parë të ndeshjes, duke mbështetur kampionët në fuqi.
Nëse tifozët mungonin, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për “spiunët” nga skuadra kundërshtare, më saktësisht nga Vllaznia e cila është në shtëpinë e saj në “Loro Boriçi”.
Pjesëtarë të stafit teknik të shkodranëve kanë ndjekur ndeshjen e sotme duke u munduar që të analizojnë pikat e dobëta të të dy skuadrave me të cilat do të ndeshjen në javët e ardhshme.