Vushtrria e Samuel Nikaj vazhdon te fitoje dhe per me teper tashme merr edhe kreun e renditjes ne grupin B te Liges se Pare te futbollit kosovar.

Pasditen e sotme ajo ka luajtur ne fushen e saj ndaj ekipit Kika dhe ka fituar me rezultatin 2-1. Ndonese luhej me vendin e parafundit te renditjes, ne fakt nuk ka qene nje fitore e lehte.

Madje kane qene miqte ata qe kane kaluar te paret ne avantazh, nderkohe qe ne pjesen e dyte, fillimisht ka qene Mehmeti qe ka barazuar rezultatin e me pas Maxhuni qe ka shenuar golin e dyte dhe te fitores.

Me kete fitore, Vushtrria eshte ngjitur ne kuoten e 21 pikeve dhe pas humbjes se “Ramiz Sadikut”, eshte ngjitur ne vendin e pare te renditjes.

Nje sukses ky i ketij ekipi dhe veçanerisht i trajnerit Samuel Nikaj qe ndonese askush nuk e kishte menduar pretendent, pas javes se 11-te te kampionatit, udheheq renditjen./SHKODRA-SPORT.COM/