Juventus tashmë është serioze në tentativat e saj për të “rrëmbyer” mbrojtësin 19-vjeçar të Ajaksit, Mathijs de Lajgt. Djaloshi “i artë’’ ka gjithçka për të qenë një ndër mbrojtësat më të mirë në botë.

Vizioni i tij i lojës, aftësitë fizike dhe mbrojtëse, si edhe mosha e tij shumë e re, krahasuar me paraqitjet e bëra tregon një siguri shumë të madhe në repartin e mbrojtjes. Holandezi kërkohet edhe nga ekipi i Barcelonës dhe konkurrenca duket se do të jetë madhe edhe e ashpër.

Vitin e kaluar “Zonja e Vjetër” organizoj një pritje për de Lajgt në Torino, disa ditë para ndeshjes së Italisë me Holandën. “Më pëlqen shumë Torino, Juventusi është një klub i madh”-ka thënë 19-vjeçari pasi vizitoi qendrën e re sportive “Continassa”.