Jadon Sanço është zbulimi i vitit në Bundesligë, lojtari i cili vesh fanellën e ekipit të Borusias së Dortmundit, duke dhënë një kontribut të madh në rezultatet e ekipit të tij. Dortmund ndodhet në vend të parë të tabelës dhe lojtari 18-vjeçar anglez ka dhënë një kontribut tepër të madh.

Ai arriti të shënojë edhe në derbin kundër Shalkes në triumfin 2 me 1 që ekipi i tij arriti të merrte. Por deklarata e tij ka qenë befasuese kur ai ka thënë se i kushton mjaft rëndësi flokëve të tij dhe paguan shumë për një qethje. “The Mirror” ka bërë me dije fjalët e lojtarit që përfaqëson kombëtaren e moshave të Anglisë.

“Nuk kam besim te berberët gjermanë, kështu që nuk i qeth flokët këtu. Kur qethem, marr berberin tim nga Anglia. I kam parë berberët gjermanë, jam besnik. Preferoj të mos qethem për tre muaj se sa të shkoj te berberët gjermanë.”-ka thënë talenti anglez.