Klubi i Milanit vazhdon të shohë rreth e rrotull për talente të rinj premtues që të mund t’i afirmojë dhe t’i ktheje në yje, pak a shumë siç veproi me Rafel Leaon, i cili tashmë është një nga emrat më të kërkuar në treg.

Kuqezinjtë po kërkojnë një sulmues për të zëvendësuar portugezin i cili duket se synon që të largohet dhe kanë gjetur nëj tjetër emër të ri. Sipas BBC, bëhet fjalë për sulmuesin 21-vjeçar në pronësi të Arsenalit, Folarin Balogun.

Djaloshi është huazuar te Reims në kampionatin francez dhe ka mahnitur deri tani me aftësitë e tij para portës, pasi ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje me fanellën e francezëve.

Balogun është prej kohësh pjesë e përfaqësueseve të moshave të Anglisë dhe në vitin 2022, ka tundur me rregullsi rrjetën me U21, ndër të tjera duke shënuar nga dy gola në secilën prej ndeshjeve kundër Shqiëprisë në kualifikueset e Europianit.