Viti 2023 ka nisur me nje lajm te hidhur per futbollin shkodran. Diten e sotme eshte ndare nga jeta ne menyre te parakohshme nje nga tifozet e zjarrte te Vllaznise, Edmond Spatari.

Ai kishte disa kohe qe ishte i semure dhe si rrjedhoje nuk mundi t’i rezistonte me. Lajmin e kane bere te ditur disa tifoze te tjere kuqeblu te cilet kane shprehur keqardhjen e madhe per humbjen e njerit prej tyre.

Mondi ne fakt ka qene nje nga tifozet qe si pakkush tjeter nuk ka munguar ne asnje stadium te Shqiperise per te mbeshtetur Vllaznine. E ka bere kete gje deri perpara pak ditesh, si per te thene se jeta e tij nuk kishte kuptim pa skuadren e tij te zemres.

Skuader per te cilen ka shpenzuar jo pak edhe nga ana financiare sepse udhetimet e shumta ne çdo cep te Shqiperise dhe flamujt e shumte qe ka bere per t’i shpalosur ne stadium, i kane kushtuar jo pak.

Mondi iku i ri, vetem 55 vjeç dhe padyshim qe keqardhja eshte e madhe. Ai ka qene ne stadium edhe kur Vllaznia luante ne kategorine e pare sepse nuk deshironte per asnje moment ta braktiste ate. Ajo qe mund te themi eshte se Mondi do t’i mungoje shume stadiumeve tona. I perjetshem qofte kujtim yt tifozi i veçante i Vllaznise!