Pavarësisht problemeve që has dhe sulmeve që i bëhen, Vllaznia mbetet një nga ekipet më me emër dhe më me vlerë në futbollin shqiptar. Këtë e vërteton më së miri edhe renditja e botuar sot nga agjencia ”Transfermarkt” që merret me vlerësimin e kartonit të lojtarëve, e cila ka publikuar edhe se cili është ekipi më i shtrenjtë i Kampionatit Shqiptar dhe ekipi shkodran renditet i treti në mes ekipeve të Superligës.

Ekipi më i shtrenjtë rezulton të jetë Partizani me një vlerë totale prej 6.73 milionë euro, afrimet e fundit që bënë të kuqtë kanë bërë që të kalojnë edhe Skënderbeun që renditet i dyti, me vlerën prej 6.63 milionë euro, pra 100 mijë euro më pak se “demat”. Vllaznia konsiderohet ekipi surprizë i këtij vlerësimi e cila renditet e treta me një vlerë prej 4.23 milionë euro, por ky vlerësim mund të justifikohet me talentet që shkodranët nxjerrin çdo vit në treg.

© shkodrasport.com