Wiener Neustadt dhe Hamdi Salihi nuk kanë ndërmend të ndalen. Skuadra austriake ku luan sulmuesi shkodran ka arritur një tjetër fitore të pastër sot 3-0, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe ish- sulmuesi i kombëtares gjermane.Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 45-të pasi shënoi një gol “alla-Panenka” nga pika e bardhë duke marrë shumë duartrokitje edhe nga tifozët e pranishëm në stadium.

 

Ky është goli i katërt për Salihin me ekipin e Ligës së Dytë në Autri, duke demostruar nuhatjen e madhe të tij për golin. Ai është golashënuesi më i mirë deri më tani në kampionatin me 10 ekipe.