Erjon Vucaj braktis skuadrën e Laçit. Mesfushori i kurbinasve ka arritur një akord me bardhezinjtë për t’u lënë i lirë në sezonin e ri. Kështu raporton vipsport.al. 26-vjeçari ka nisur kontaktet për një afrim të mundshëm te skuadra e Vllaznisë, ekipi i tij i origjinës, por për momentin nuk ka asnjë akord.
Shkodrani kërkohet edhe nga kampionët e Kukësit, teksa dhe për të do të ishte një mundësi e mirë për të treguar vlerat e tij.Mbetet të shohim se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Vucajt. Ai ka shënuar 23 gola në 199 ndeshje në Superligë.Një afrim i tillë për mesfushën kuqeblu padyshim që do të ishte “qershia mbi tortë” e në këtë merkato vere dhe padyshim që Vllaznia do të futej në kampionat me të tjera pretendime pastaj.
© shkodrasport.com