Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE“I lumtur që ndihmova ekipin”, flet heroi Muçi pas supergolit me Legian:...

“I lumtur që ndihmova ekipin”, flet heroi Muçi pas supergolit me Legian: Nuk e kam treguar ende potencialin tim

Ernest Muçi ishte heroi i sotëm për Legian e Varshavës. Sulmuesit shqiptar i mjaftuan vetëm 7 minuta në fushën e lojës për të mbajtur gjallë shpresat e polakëve për një kualifikim në “play off” të Champions League.

Ish-futbollisti i Tiranës tundi rrjetën e Dinamos së Zagrebit me një supergol në minutën e 82-të, duke e fiksuar rezultatin në 1-1. Muçi ka dhënë një prononcim për mediat menjëherë pas ndeshjes, ku tregon se pavarësisht këtij goli pret akoma më shumë nga vetja e tij.

“Ëndrra ime ishte të fitoja këtu, por edhe barazimi është në rregull. Çdo gjë do të vendoset në stadiumin tonë të mbushur me tifozët tanë. Ne do të japim 100% për ta fituar këtë ndeshje. Të them të vërtetën, më duhet të stërvitem edhe më shumë, pres më shumë nga vetja.

Unë dua të zhvillohem. Ende nuk e kam treguar potencialin tim të plotë. Jam i lumtur që ndihmova ekipin sot. Gjëja më e rëndësishme është të ndihmojmë ekipin të fitojë ndeshjet dhe të ndjekim objektivat tona.

Mendoj se kemi luajtur mirë, kemi fituar duele. Duhet të shënonim një gol në pjesën e parë. Ne pësuam një gol në fillim të pjesës së dytë, por më pas luajtëm shumë mirë deri në fund dhe tani gjithçka është në dorën tonë“, ka deklaruar Ernest Muçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments