Diego Longo ka vendosur të largohet nga Kukësi edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Tekniku italian e paralajmëroi një gjë të tillë edhe në konferencën për shtyp pas humbjes 2-3 nga Teuta, ditën e djeshme në “Elbasan Arena”.

Longo pas ndeshjes ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe u ka komunikuar lojtarëve vendimin e tij për t’u larguar, ndërsa mëngjesin e sotëm do të udhëtojë drejt Italisë për të qendruar disa ditë pranë familjes së tij.

Shtypi I shkruar ka zbuluar se trajneri ka qenë i pakënaqur nga klubi pasi ka patyr ndërhyrje në formacion për lojtarët që do të aktivizohen apo jo gjatë ndeshjes.

Një gjë e tillë nuk I ka lënë një shije të mirë italianët që ka kërkuar që të jetë ai që vendos për formacionin dhe lojtarët që duhen aktivizuar gjatë ndeshjes. Tashmë ngelet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim pasi presidenti Gjici e ka mohuar largimin e tij./newsport/