Nënshkrimi me Marsel Sabitzer duket se nuk i ka kënaqur të gjithë në kampin e Mançester Junajtid e një ndër ta është Bruno Fernandes.

Afrimi i ri mbart të njëjtin rol si luizitani, çka nënkupton se në takim me më pak rëndësi austriaku do të jetë alternativa e duhur.

Por reagimi i fundit nga Bruno ka qenë i prerë:

“Jam në formën më të mirë dhe i shëndetshëm nga ana fizike, çka do të thotë se dua të luaj në të gjitha ndeshjet, pavarësisht mbingarkesës.

Është e natyrshme që trajneri të mendojë në momentet të caktuara mbi rrotacionin, ndonëse për mua kjo strategji nuk më shërben”, tha 28-vjeçari.