HomeKRYESOREI pari në histori që arrin numrin 1000, Mesi regjistron rekordin “e...

I pari në histori që arrin numrin 1000, Mesi regjistron rekordin “e frikshëm”

Që kur La Liga rinisi në 13 qershor, Mesi nuk ka të ndalur të bëjë atë që di më së miri: shënimin e golave ​​dhe dhënien e asisteve. Dhe në këtë periudhë të shkurtër të kohës post-pandemike, në të cilën Leo luajti në 11 ndeshje, arriti të shënojë 6 gola, që i kanë lejuar që të kurorëzohet golashënuesi më i mirë i kampionatit (25 gola) për herë të shtatë në karrierë, ccka përbën rekord historik.

Përveç kësaj, Mesi (21) arriti të thyejë edhe rekordin e Çavit (20) me më shumë asiste brenda një edicioni të La Ligas. Përpjekjet për të thyer këto dy rekorde e kanë ndihmuar Mesin të arrijë një rekord shumë më të madh. Ai ka kaluar shifrën e 1000 golave dhe asisteve për Argjentinën dhe Barcelonën, rekord të cilin nuk e ka arritur asnjeri më parë në historinë e futbollit.

Ai është autor i 703 golave dhe 298 asisteve, duke regjistruar shifra, që e fusin padyshim në një rreth shumë të vogël të më të mirëve të historisë. Duhet të themi se pranë këtij rekordi është edhe Ronaldo, i cili numëron 966 gola dhe asiste (732 gola dhe 234 asiste). Portugezi numëron më shumë se 100 ndeshje më shumë se Mesi. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments