...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREI përfundon kontrata në verë, sulmuesin shkodran e kërkojnë në elitën e...

I përfundon kontrata në verë, sulmuesin shkodran e kërkojnë në elitën e kampionatit europian

Pak javë më parë, mediat azere konfirmuan se janë plot tri skuadra nga Azerbajxhani që interesohen për sulmuesin e Partizanit, Eraldo Çinari.

Shkodrani ka një ecuri shumë të mirë për “demat” këtë sezon dhe që nga rikthimi i tij nga pezullimi, ka qenë ndër më të rëndësishmit në formacionin e Ilir Dajës.

Megjithatë, kontrata e tij skadon në verë dhe ekipet e tjera kanë mundësinë ta afrojnë me parametra zero, nëse 24-vjeçari nuk rinovon gjatë këtyre javëve.

Përveç tri skuadrave azere, mes tyre është edhe gjiganti i Karabakut. Megjithatë, interesim për Çinarin ka dhe nga Hungaria.

Një prej skuadrave të elitës së futbollit hungarez është interesuar për shërbimet e sulmuesit të Partizanit, i cili nëse del futbollist i lirë në verë, ofertat i ka të shumta. Vlera në treg e shkodranit 24- vjeçar, sipas “transfermarkt”, është plot 300 mijë euro.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.