Vllaznia do të luaj nesër në 13:00 me Kastriotin në stadiumin e Kamzës. Transferta me krutanët vjen në një moment deçiziv për shkodranët, që shohin një rënie të pabesueshme në rezultatet e nëntë ndeshjeve të fundit.

Për duelin në transfertë, Thomas Brdaric do duhet të bëjë pa tre lojtarë. Mungesa të sigurta janë ato të Fjoart Jonuzit dhe Ardit Krymit, të dy të pezulluar me një javë për shkak të kartonave të verdhë.

Stafi teknik i shkodranëve nuk do ketë gati as Da Silvën, me brazilianin që nuk është rikuperuar ende nga dëmtimi i fundit.

Duket se ujërat janë qetësuar në Shkodër dhe kualifikimi për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ka ngrohur atmosferën e tensionuar të ditëve të fundit./newsport/