PSG ka arritur të sigurojë firmën e brazilianit Marquinhos. 25 vjeçari ka rinovuar deri në vitit 2024 me kampionët e Francës. Një futbollist i cili mbulon shumë role, Marquinhos konsiderohet si një nga futbollistët më të rëndësishëm i parisienëve.
18 muajt e fundit, braziliani është aktivizuar në mesfushë, rol të cilin e ka mbuluar mjaft mirë. Roli natyral i tij është në qendër të mbrojtjes, aty ku krijoi një dyshe thuajse perfekte me patriotin e tij, Thiago Silva, por Tuchel e sheh si mesfushor.
Edhe para mbrojtjes, Marquinhos ka bërë një punë të shkëlqyer, duke i dhënë më shumë liri Verrattit. Kjo firmë është konsideruar shumë e rëndësishme nga drejtuesit e klubit, të cilët paguan 32 milionë euro në vitin 2013 për ta transferua nga Roma, asaj kohe ishte vetëm 18 vjeç./abcnews/
OFFICIAL: Marquinhos has signed a new deal with PSG, extending his contract until 2024! ✍️ pic.twitter.com/oN0ThZ6mDz
— Goal (@goal) January 13, 2020