Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREI publikuan pamjet duke zhvendosur makinat, flet fqinji Ronaldos: E bën çdo...

I publikuan pamjet duke zhvendosur makinat, flet fqinji Ronaldos: E bën çdo vit sepse…

Disa orë më para gazeta italiane “Calcio Per Sempre” publikoi disa pamje ku shikohet se si Kristiano Ronaldo po lëvizte makinat nga garazhi i tij në Torino nën siglën e një kompanie me seli në Lisbonë të Portugalisë.

Menjëherë filluan aludimet për të ardhmen e portugezit, por gjithçka e ka hedhur poshtë fqinji i Ronaldos, Luçiano Sarolia, i cili shprehet se këtë lëvizje 36 vjeçari e bën çdo vit kur ikën me pushime.

“Nuk ka gjasa që ata të lëvizin makinat në një vend tjetër në Torino. Kjo është java e fundit e sezonit dhe po lëviz veturat për pushime. Ronaldo është një fqinj mesatar, nuk bën festa apo gjëra të tilla”.

Gjithashtu dhe “Gazzetta.it” raportoi se Ronaldo i lëviz makinat e tij në sezonin e pushimeve të verës dhe nuk ka vend për aludime.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments