Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIa ndien mungesën Armando Brojës më shumë se asnjëherë tjetër, Southamptoni bie...

Ia ndien mungesën Armando Brojës më shumë se asnjëherë tjetër, Southamptoni bie zyrtarisht nga Premier League

Southampton ka rënë zyrtarisht nga Premier League. Pas humbjes me Fulham në shifrat 0-2, kjo skuadër nuk ka më asnjë mundësi matematikore që e mban në elitën e futbollit anglez.

Një ekip i njohur për ne pasi në sezonin e shkuar u kthye në Kombëtaren e dytë të shqiptarëve.

Armando Broja u huazua nga Chelsea te Southampton dhe do të shkëlqente në fazën e parë të sezonit me golat e shënuar.

Për shkak të impaktit të madh që pati Broja në sulm, skuadra do të grumbullonte shumë pikë që e qetësuan në fazën e mbetur të kampionatit, për t’u mos rrëzuar. Largimi i Brojës u ndie jo pak te Southampton që tani duhet të zbres në Championship.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments