Ndryshimet e trajnereve te Vllaznia nuk po e japin efektin e vet, madje perkundrazi me ardhjen e Goce Sedloskit situata eshte perkeqesuar teksa tashme ajo jo vetem eshte eliminuar nga kupa, por rrezikon shume edhe Europen nga kampionati.

Eliminimi ne kupe ndaj Egnatias ka lene nje shije shume te mire. I pranishem ne stadiumin e Rrogozhines ka qene edhe futbollisti i njohur Alsid Tafili, qe siç dihet tashme ben edhe rolin e menaxherit. Gjate prononcimit te tij ne “Studio Sport” ne RTSH Shkodra, mesfushori ka fajesuar trajnerin per shume gjera qe sipas tij nuk po shkojne ne skuader.

“Për ndeshjen e fundit me Egnatian, unë e ngarkoj me faj shumë trajnerin për rreshtimin e skuadrës, Goce Sedloski, sepse kur një ekip e ndërton që të mbrohet mirë, dhe në një moment skuadra do të gabojë. Jo se ishte ndonjë gabim fatal, por thjesht një top i kthyer brenda zonës që kundërshtari shënoi golin. I dha shumë terren kundërshtarit, disa herë ato u afruan tek zona e Vllaznisë.

Nuk e pashë asnjëherë si trajner që të kërkonte nga skuadra të shtyjë disa herë përpara, sepse këto detaje janë që mund të fitohet një ndeshje. Ashtu si kundërshtarët që kanë analizu Vllazninë se ku mund të na godasin, ashtu edhe Vllaznia duhet t’i analizonte kundërshtarët e saj.

Domethënë, në moment trazicioni pozitiv, kur ato sulmonin dhe Vllaznia fitonte topin, trajneri besoj që e ka punuar në stërvitje, se si do ta kapin në kundrasulm skuadrën kundërshtare, por Vllaznia në këtë ndeshje nuk e kapi në asnjë moment në kundrasulm Egnatian. Të paktën, ajo ishte llogjika, kur mbrohesh mirë me e kap skuadrën kundërshtare në kundrasulm, por te Vllaznia nuk e pamë këtë.

Në skuadër ka lojtarë të bollshëm, është organika është shumë e mirë, ke lojtarë lidër në skuadër, besoj shumë të paguar, por ndoshta nuk i ka motivuar në mënyrën e duhur, ndoshta ky trajner nuk po ia merr maksimumin atyre, edhe pse në kampionatin shqiptar flitet se ne kemi skuadrën më të mirë nga të gjithë”- eshte shprehur Alsid Tafili./SHKODRA-SPORT.COM/