Laçi (Atletik) i femrave ka arritur të fitojë edhe në ndeshjen e rradhës pasditën e sotme. Ky ekip ka mposhtur Lushnjën e femrave me rezultatin 4-0, në ndeshjen që është luajtur në fushën sportive “Zmijani”.

Kështu, duhet thënë se që në pjesën e parë Laçi (Atletik) është munduar të tregojë forcën e saj të vërtetë dhe ia ka dalë ta bëjë një gjë të tillë, me ekipin shkodran i cili i ka kthyer në gol disa prej rasteve të shënimit të krijuara nga ana e tyre.

Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 13-të kur Stalaj kaloi në avantazh ekipin e Laçit (Atletik). Ndërkohë, në minutën e 35-të ka qenë përsëri Stalaj që ka dyfishuar shifrat, ndërsa pas tre minutash do të vinte edhe goli i tretë që kishte për autore Kurbashën.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, Laçi (Atletik) arrin të fitojë një penallti, por Shpella nuk arrin ta shndërrojë në gol këtë 11-metërsh të fituar. Kështu, pjesa e parë është mbyllur në shifrat 3-0.

Në të dytën, futbollistet shkodrane nuk do të ndaleshin, të cilat arrijnë të shënojnë edhe një gol tjetër me anë të Bajraktarit në minutën e 80-të. Përfundimisht, 4-0 për Laçin (Atletik) që ngjitet në kuotën e 22-pikëve në vendin e gjashtë në tabelën e renditjes në 17-ndeshje të luajtura deri më tani në kampionatin e sivjetshëm. /Maringlen ZHIVANI/


Futboll femra: Laçi (Atletik)-Lushnja 4-0

Golat: Stalaj 13’, 35’, Kurbasha 38’, Bajraktari 80’

Formacioni i Laçit: Preçaj, Stalaj, Markaj, Caka, Kurbasha, Krasniqi, Ndoci (Papaj 60’), Shpella (Bajraktari 60’), Kuraj, Reshiti, Gërbeti (Sufaj 67’) Tr: Elis Legata