HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIa 'vodhën' VLLAZNISË, në Ballsh krenohen me talentin shkodran të Kombëtares

Ia ‘vodhën’ VLLAZNISË, në Ballsh krenohen me talentin shkodran të Kombëtares

Eridon Qardaku është një nga lojtarët që po shkëlqen në këtë sezon në Superiore. Futbollisti i Bylisit është grumbulluar nga Alban Bushi për ekipin e Shpresave.

Ditën e djeshme ai ka arritur të shënojë në testin e zhvilluar kundër Kombëtares U-19 dhe për këtë fakt në Ballsh krenohen me talentin shkodran. Përmes një postimi në kanalin zyrtar shkruhej:

“Dje shënoi në miqësoren që Shpresat U-21 zhvilluan me Kombëtaren U-19! Na vjen mirë që tradita e grumbullimit të lojtarëve të Bylisit nga Kombëtaret e moshave dhe Shpresa po rikthehet!”

Kujtojmë që takimi i zhvilluar në kompleksin “Tropikal” ka përfunduar me shifrat 1-1.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments