Pas humbjes me Arsenal në Europa League, Milan ka vijuar rrugën e sukseseve në Serie, duke mposhtur në transfertë 1-0 Genoa-n.

Tri pikë që vlejnë shumë për kuqezinjtë e Gattuso-s, që tashmë janë 6 pikë larg zonës Champions League dhe me të drejtë mund të ëndërrojnë.

Goli i fitores është shënuar në minutën e 94-t. Ishte Andres Silva që u dha suksesin miqve, kur u mendua se ndeshja u mbyll pa gola.

Një festë mëse e ligjshme për Milan i cili tashme sheh per me larrt dhe padyshim qe do te synoje deri ne fund te zere nje vend qe e çon ate ne Champions.