Tirana do të tentojë përmbysjen e madhe në Bosnjë, ndaj skuadrës së Zrinjski Mostar. Në 21:00, kampionët e Shqipërisë kanë detyrë të triumfojnë në duelin e vlefshëm për turin e dytë të Ligës së Konferencës, teksa sfida e parë në “Air Albania” përfundoi me rezultatin 0-1.

Trajneri Orges Shehi ka zbardhur titullarët e këtij takimi. Bardheblutë luajnë me formacionin tip, teksa skema do jetë 4-3-3. Xhixha dhe Seferi nga krahët, me De Silva që ka detyrë të krijojë hapësira në sulm. Ky duel do të gjykohet nga turku Kemal Ugurlu.

LIVE: ZRINJSKI – TIRANA 2-1

Jankoviç 25′, Tiçinoviç 35′ / Ismajlgeci 51′