Zlatan Ibrahimoviç është një hap larg nga kalimi te Milani, teksa thuhet se ka dhënë edhe miratimin e tij për të kaluar te kuqezinjtë.IBRA

Sipas ekspertit të njohur të merkatos dhe gazetarit italian, Xhianluka Di Marcio, thuhet se Ibrahimoviç i ka thënë “po” propozimit të marrë nga Milani. Raportohet se tashmë mungojnë vetëm detajet përfundimtarë, për tu bërë më pas edhe zyrtare rikthimi i suedezit te kuqezinjtë.

Pikërisht marrëveshja e fundit mungon dhe klubi italian po mendon që t’i mbyllë të gjitha procedurat sot ose nesër, dhe më pas të zyrtarizojë afrimin e gjigandit suedez.

38-vjeçari pritet të firmosë një kontratë 6 mujore me “Djallin”, ku do të përfitojë 3 milionë euro më mundësi rinovimi edhe për 1 vit pastaj, në bazë të paraqitjeve të tij./panorama-sport/